Los Angeles Times rikonfirmon, ‘Shok’ fitues në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër

By

Pesë ditë para mbajtjes së ceremonisë së çmimeve Oscar, prestigjiozja Los Angeles Times doli me parashikimet e saj në lidhje me fituesit e mundshëm ne 24 kategoritë e ndara.

Kritiku Glen Whipp në kategorinë ku garon filmi nga Kosova ‘Shok’, këtë të fundit e konsideroi favorit për të fituar mes katër filmave të tjerë.

E tani kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbajtja e ceremonisë, latimes.com ka shpërndarë parashikimet finale ku praktikisht nuk ka ndryshime për filmin ‘Shok’.

Ai vazhdon të mbetet favorit për çmimin Oscar krahas opsionit të dytë, filmit ‘Ave Maria’ që është një satirë gjeopolitike për një grup murgeshash që ndihmojnë udhëtarët izraelitë. Megjithatë, siç nënvizon Glen, ‘humori duket mjaft i sforcuar që ky film të fitoj’.

Ju rikujtojmë se komentimi i gjithë ceremonisë vjen drejtpërsëdrejti në Klan Kosova dhe T HD nën komentimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm