Gold Ag bashkon forcat me këngëtarin e njohur shqiptar për t’i kënduar Gjakovës

By

Gold Ag nuk ndalet me bashkëpunime.

Kësaj radhe, për herë të parë, reperi ka vendosur të bashkohet me  Shkëlzen Jetishin për këngën kushtuar Gjakovës.

‘Jam Gjakova’ titullohet projekti i cili sipas postimit të Gold Ag-së, do të publikohet së shpejti.

Artisti ishte gjatë gjithë ditës sot në Gjakovë, dhe këtë e dokumentoi me fotografi.

‘Pritne’, shkroi ndër të tjerash reperi i cili këtë vit ka qenë jashtëzakonisht aktiv me këngë të reja./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BqH0S1FgkaU/

Artikuj të ngjashëm