Për vite të tëra, Leonora Jakupi ishte muza e dizejnatorit Valdrin Sahiti. Bashkëpunimi i tyre ishte i hershëm dhe jetëgjatë.
Megjithatë, viteve të fundit, diçka ndryshoi dhe këngëtarja imazhin vendosi t’ia besojë të tjerë emrave.
Leonorën e pamë të veshur nga disa dizejnatorë por duket se “kthimi në origjinë” ka qenë i pashmangshëm.
Këngëtarja ka rikonsoliduar raportet me dizejnatorin dhe sërish i ka besuar treshes së famshme, Valdrin, Kaci dhe Sellma.
View this post on InstagramGlamorous @leonorajakupi #makeupbysellma #dress @valdrinsahitiofficial #hairstyle @kacilleshi
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet:
“Po nuk provove gjërat ndryshe kurrë nuk mund të dish cilat janë më të mirat. Ekipi im i përhershëm i ëndrrave”.
Leonora pa dyshim se duket bukur gjithmonë por mund të themi që ky bashkim që sjell fuqinë na paska munguar! /Prive.al