Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, i befasoi të gjithë me veshjen që zgjodhi për ditën e zgjedhjeve lokale në shtetin shqiptar.
Ai është shfaqur me një xhaketë blu dhe këmishë të bardhë, ndërkohë që ka veshur një palë pantallona të shkurtra me xhepa të gjerë, ku i dallohen çorapet e gjata deri në gju dhe këpucë serioze.
E një përdorues i rrjetit social Twitter, e ka bërë krahasimin epik në mes tij dhe reperit ferizajas Butës, i cili njihet për stilin kontravers të veshjes, që megjithatë është tërësisht brenda suazave të punës që bën, përkundër kryeministrit Rama.
Një shkëputje nga faqja shqiptare në Instagram Katunars, një përdorues në Twitter me emrin Crazy Animal shkruante; Buta me gruan e tij në vitin 2048të.