Listës së gjatë të fytyrave publike që janë dyndur drejt bregdetit për pushime i është shtuar edhe aktorja e ‘O sa mirë’, Linda Jarani.
Ndryshe prej shumicës dërrmuese që kryesisht kanë zgjedhur Turqinë, Linda ka vendosur t’i mbush bateritë jo fort larg Shqipërisë.
Ishujt grek të detit Jon janë zgjedhja e bukuroshes që normalisht se nuk ka shkuar e vetme. Ajo nuk po shoqërohet nga ndonjë shok apo eventualisht i dashur por nga motra e saj, Valbona.
Në pak nga çfarë ka ndarë prej pushimeve në rrjete sociale, ‘Shkodranja’ spikat me linjat trupore të mahnitshme. /Prive.al/