Shkëndije Mujajt i vidhet projekti ‘Show Biz’

By

Projektet e suksesshme jo pak herë janë cak i artistëve jo shumë të njohur për t’u vjedhur e kënduar sërish.

Të tilla rastesh kemi shumë por tashmë kur interneti ka bërë revolucion në çdo sferë të artitit projektet të cilat po tentohen të vidhen po ‘zihen’ mat sa hap e mbyll sytë.

Njejt ka ndodhur edhe me një këngëtare lebaneze e cila zgjodhi të ripërpunojë projektin ‘Show Biz’ të këngëtares Shkëndije Mujaj por pa patur lejen për një gjë të tillë.

E siç ndodh rëndomtë, projektit në fjalë nuk i eci gjatë dhe u bllokua nga kompania e cila mbron të drejtat e Shkëndijes duke u lënë momentalisht pezull.

Ndoshta mes tyre do të arrihet ndonjë kompromis në të ardhmen por deri atëherë projekti do të qëndrojë ashtu siç edhe është, i bllokuar. /Prive.al/

 

https://www.youtube.com/watch?v=01rERGxYkDo&feature=youtu.be

Artikuj të ngjashëm