Flaka Krelani sikur Jennifer Lopez

By

Mbrëmja e sontme pritet të shënojë puntatën e rradhës në spektaklin ‘Your face sounds familiar’ ku po marrin pjesë shumë figura publike ndër to edhe Flaka Krelani.

Pikërisht Flaka sonte do të ketë një rol mjaft interesant, të imitojë këngëtaren e njohur Jennifer Lopez.

E me të marrë detyrën, ajo  ka nisur me përgatitjet e para për natën e sotme teksa për publikun ka ndarë një detaj nga puna e cila po bëhet për këtë performancë.

Kujtojmë se natën e parë të këtij spektakli Flaka arriti të fitojë çmimin kryesor me imitimin që i bëri Freddie Mercuryt teksa mbetet të shihet nëse edhe sonte do të arrijë diçka të tillë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm