Shkenda Dubova u distancua për vite nga muzika, duke fokusuar të gjithë energjinë e saj në rrjetin e qendrave për dobësim, që rezultoi të kishin sukses të madh.
Por këngëtarja nuk harroi dashurinë e saj të parë, dhe së fundmi paralajmëroi rikthimin me anë të një videoje në Instagram.
Ajo ndau një insert të shkurtër të asaj që duket të jetë videoklipi i ri ku shkruan, “U ktheva”.
Këngëtarja nuk ndau detaje të mëtejshme, mirëpo etiketoi Fifin dhe Bini Diez, si bashkëpunëtorë të këngës. /Prive.al