Shkak koronavirusi, Ronela Hajati detyrohet të marrë këtë hap

By

Shqipëria njoftoi vdekjen e saj të parë nga koronavirusi gjatë ditës së sotme, një pacient i moshuar i cili po trajtohej për pneumoni për pesë ditët e fundit pasi u kthye në shtëpi nga Italia.

Shqipëria ka qenë në gatishmëri që nga regjistrimi i pacientit të parë të Dielën. Që atëherë, numri i konfirmuar i të prekurve është rritur në 12 dhe qeveria ka mbyllur shkolla, klube të natës dhe palestra për të parandaluar përhapjen. Pacientët e mbetur janë në një gjendje të qëndrueshme, sipas qeverisë.

Parlamenti ka anuluar seancën e tij plenare të planifikuar për ditën e enjte, ndërsa Kryeministri Edi Rama paralajmëroi gjobë prej 5,000 euro për njerëzit që vijnë nga Italia dhe nuk pranojnë të karantinojë veten e tyre.

Si shumë artistë të tjerë shqiptarë edhe Ronela Hajati lajmëroi në llogarinë e saj në Instagram, se ajo ka anuluar të gjitha aktivitetet e saja.

“ÇDO AKTIVITET I IMI KETE JAVE ANULLOHET! PUNE, KONCERTE! TE NJEJTEN GJE DUHET TE BEJME TE GJITHE…QËNDRONI NË SHTËPI, QËNDRONI TË SIGURT! #KORONAVIRUS. KUJDESUNI NE MAKSIMUM PER HIGJIENEN, KONTAKTET ME NJEREZ, DHE SIDOMOS PRINDERIT TANE! KUJDESUNI NJERËZ…QËNDRONI BRENDA, KËSHTU MUND TA KALOJMË KËTË SITUATË DELIKATE”, ka shkruar ajo. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm