Dua Lipa reagon pas lajmit për anulimin e Sunny Hill Festival

By

Festivali tashmë tradicional në vendin tonë, Sunny Hill, është anuluar për këtë vit.

Kjo për shkak të pandemisë që ka kapluar gjithë botën.

Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e këtij festivali duke thënë se me keqardhje njoftojnë se këtë vit ky festival i madh nuk do të mbahet.

Pas lajmit ne llogarinë zyrtare të Festivalit Sunny Hill edhe Dua Lipa ndau pikëllimin e saj për anulimin në rrjetin social Instagram.

“Shumë e pikëlluar që nuk mund të festoj me ju këtë verë, por shihemi në vitin 2021”, ka shkruar Lipa në postimin e saj, por, Sunny Hill do të vazhdojë vitin tjetër në muajin gusht me artistë të njohur në botë. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm