Shifër rekord për ‘Bonbon’: Era ka një paralajmërim!

By

Kënga e parë shqiptare që depërtoi me shpejtësi drite kudo nëpër botë ‘Bonbon’ tashmë ka arritur një shifër jubilare në Youtube.

Krijimi muzikor i Era Istrefit tashmë numëron plot 200 milionë shikime, dhjetë muaj nga publikimi.

Për këtë zhvillim, Istrefi ka bërë një postim në rrjetin social Instagram ku mes tjerash ka përcjellur edhe një mesazh të rëndësishëm. Kënga pasuese e ‘Bonbon’ po vjen më në fund.

Pa precizuar saktë datën, Era ka folur në terma ‘së shpejti’ duke ngjallur kështu interesimin e madh të fansave që mezi presin të reja nga këngëtarja. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm