Për dikë më e lehtë e për dikë më e vështirë, por për të gjithë, shprehja e ndjenjave mbetet pak sfiduese.
Megjithatë, janë një pjesë e shenjave të horoskopit që shquhen për një gjë të tillë, andaj bëni mirë t’i mirëkuptoni.
Ujori
Ujorët janë shumë të ndjeshëm, nuk pëlqejnë të dëgjojnë rrëfimet e të tjerëve dhe nuk flasin për ndjenjat e tyre. Për ta konsiderohet humbje kohe hapja ndaj të tjerëve sepse e kanë brenda vetes bindjen që askush nuk mund t’i ndihmojë. Ujorët e kanë me të vërtetë të vështirë të kuptojnë pse duhet të flasësh për emocionet që përjeton.
Dashi
Personat e kësaj shenje të horoskopit janë spontanë dhe nuk kanë fare kohë për t’iu treguar të tjerëve çfarë ndiejnë. Ata preferojnë të përfitojnë sa më shumë nga jeta madje mund t’i mbajnë fshehur edhe emocionet. Për ta kjo gjë nuk shihet si disfatë më e madhe.
Shigjetari
Asgjë nuk duket se i prek emocionalisht personat e kësaj shenje dhe ata qëndrojnë përherë stoikë. Dramat dhe emocionimet shigjetarët i konsiderojnë si humbje kohe. Për ta është më të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të mos tregosh shumë për veten.
Luani
Personat e kësaj shenje konsiderohen si thikë me dy presa. Kur e kanë diçka shumë për zemër mund t’i shprehin ndjenjat, në të kundërt ata qëndrojnë indiferentë dhe të ftohtë.
Bricjapi
Para të tjerëve, personat e kësaj shenje duken sikur janë zemër gur megjithatë, në fakt ata thjesht mundohen që ta fshehin ndjeshmërinë. Arsyeja? Ata kanë frikë se mund të kritikohen.