Shembull! Ndarjet artistike mund të jenë korrekte dhe Kida sapo na dëshmoi këtë

By

Kur nisi rrugëtimin në karrierën muzikore që do shndërrohej në sukses më vete rreth 2013-tës, Kida debutoi me kompaninë ‘On Records’.

Për vite të tëra rresht, këngëtarja bashkëpunoi me kompaninë duke sjellë shumë projekte të cilat rezultuan hite të pakontestueshme.

E së fundmi, Kida mbylli këtë kapitull në karrierë duke përfunduar bashkëpunimin disa vjeçar, zhvillim i cili u komentua gjatë nga portalet në lidhje me shkaqet e këtij vendimi.

Mirëpo, përtej thashethemeve, çdo gjë duket të jetë bërë me mirëkuptim të plotë dhe në bazë të afateve të përcaktuara nga kontrata.

Për një gjë të tillë, këngëtarja e hitit ‘Tela’ foli për Artan Telakun në Prive me ç’rast shprehu mirënjohjen për vitet e kaluara duke na dëshmuar se ndarjet artistike mund të jenë të qeta dhe plotësisht korrekte, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim shpesh në diskografinë muzikore shqiptare.

Megjithatë, duhet të themi se përkundër ndryshimeve të fundit, gjërat në karrierën e Kidës kanë ecur vaj dhe lëvizjet nuk janë reflektuar në karrierë sepse hitet dominuese të verës si ‘Tela’ e ‘Deja vu’ nuk kanë munguar duke vulosur faktin që emri Kida është tashmë një brend i fortë që i reziston ndryshimeve e mbi të gjitha kohës. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm