Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Dr. Shefqet Krasniqi ishte i ftuar në NIN të Klan Kosova.
Ai foli për rëndësinë e agjërimit teksa në pjesën e dytë pati një rrëfim personal.
Mes tjerash, nga moderatori Alaudin Hamiti ai u pyet për shoqërinë që ka me këngëtarë e aktorë të njohur shqiptar, pavarësisht faktit që nuk pajtohet me muzikën që ata bëjnë.
“Jo s’ja di as Danit këngët, e kam jaran e kam vëlla të mirë, Medën e plot të tjerë. Qëndrimi jem, karshi një fenomeni, një shtrese njerëzish është qëndrim, por kjo nuk më pengon me pasë raporte me ta. Ne duhet t’i pranojmë njerëzit me ato të meta që i kanë. Nuk është vlerë me shku me i zhvesh gratë e huaja e vajzat e huaja. Antivlera Nëse më thu për muzikën popullore, as atë se ngoj, po kam tjetër qëndrim, ku këndohet për luftë për burra.Muzika sot është me u desh me e tregu trupin tënd qysh e ki, kjo është vlerë a”, tha Krasniqi.
Intervistën e tij mund ta ndiqni të plotë në vijim. /Prive.al