Cila bukuroshe refuzoi të jetë ‘Ajo’ ?!

By

Rreth 24 orë më parë u publikua bashkëpunimi i shumëpritur, i dyti mes Majkit dhe Ghetto Geasyt me titull ‘Ajo’.

Kënga që pason mega hitin ‘S’jena mo’, ‘shpërtheu’ me shikime mes tjerash, edhe falë klipit me protagoniste modelen e njohur Xhesika Berberi.

Ajo i shtoi edhe më shumë hijeshi projektit. Megjithatë, deri tek Xhesika, mësohet se produksioni ka kontaktuar edhe bukuroshe tjera.

Ishte prezantuesja e motit në Klan Kosova, Antigona Sejdiu që ishte menduar si vajza në klip por që zeshkanja bukuroshe nuk kishte pranuar të jetë ‘Ajo’.

Ndryshe, projekti tashmë ka rreth 700.000 shikime në Youtube dhe trendi nuk po ndalet. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm