Sharon Stone sapo na preku thellësisht me rrëfimin e rrallë të saj

By

Sharon Stone thotë se ajo ka “humbur nëntë fëmijë” përmes abortit, duke thënë se gratë janë të detyruara të ndiejnë se humbja e një foshnje është “diçka për të mbajtur vetëm dhe fshehurazi”, me një ndjenjë dështimi.

Aktorja fituese e Golden Globe ndau përvojën e saj të dhimbshme nën një postim në Instagram nga revista People, ku interpretuesja e “Dancing with the Stars” Peta Murgatroyd foli për humbjen e një shtatzënie ndërsa bashkëshorti i saj, ishte në Ukrainë.
Stone, e cila është nëna e djemve Roan, Laird dhe Quinn përmes birësimit, shkroi: “Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti”.
Ylli 64-vjeçar u ankua për mungesën e kujdesit të ofruar për gratë që kanë kaluar një abort, duke thënë se kushdo që ka pësuar atë lloj humbjeje kërkon “dhembshuri, ndjeshmëri dhe shërim”.
“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, megjithatë ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për të përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjenje dështimi. Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin shumë të nevojshëm për të cilin kemi kaq nevojë.
“Shëndeti dhe mirëqenia e femrës, e lënë në kujdesin e ideologjisë mashkullore, në rastin më të mirë është bërë e dobët, në fakt injorante dhe në përpjekje të dhunshme shtypëse”.
Stone zbuloi më parë në një intervistë se një gjendje gjenetike e gjakut e pengoi atë të lindte një fëmijë deri në fund.

Artikuj të ngjashëm