Ishin mike shumë të mira, madje edhe sollën bashkërisht një këngë që u bë hit në kohën kur u lansua.
Këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Tuna, bashkë me reperin 2Po2, shtatë vjet më parë këndonin “Vibe”, një këngë që ishte shumë e popullarizuar aso kohe.
Ndërsa më pas, marrëdhëniet e tyre u ftohen. Ndoshta kjo ndodhi për shkak se Dafina filloi një lidhje dashurie me ish të dashurin e Tunës Ledri Vulën, por gjithsesi dyshja i ftohi raportet.
Por gjithçka ka marrë tjetër kthesë.
Përderisa njëra ndodhet në Prishtinë duke bërë një jetë familjare larg publikut e muzikës, tjetra ndodhet në SHBA në ndjekje të një karriere ndërkombëtare, ato kanë filluar të përmirësojnë marrëdhëniet.
Këtë e dëshmon edhe një fotografi të Tianit djalit të saj, të cilën Tuna ka publikuar në Instagram, e që është pëlqyer e komentuar me zemra nga Dafina.
Megjithatë, dyshja e këngëtareve ka kohë që nuk janë parë bashkë. /Prive.al