Seveni shpërthen me akuza ndaj Noizyt – postimi fshihet pak minuta më pas (FOTO)

By

Kënga me titull “Si me kon zezake” ishte bashkëpunimi i Seven Saraqit me Noizyn i krijuar gjatë vitit 2015.

Pikërisht ky projekt ishte shkaku që Seveni të shpërthente përmes një statusi në Instagram të cilin e fshiu më pas.

Sipas Sevenit, Noizy ka dashur ta heqë këngën nga YouTube.

“Noizy kërkon të tërheq këngën Si me kon Zezake para 4 vitesh. Nuk mundem ta bëj tag se më ka bërë bllok. Tek kënga Si me kon Zezake shumë mirë e dimë që vet ti ke dasht të hysh në këngë kur e kemi punuar në studio me Boomin. E ke ditur që është hit për atë arsye ke hyr si mysafir. Me të vërtet dua të di pse je nevrikosur? Është dashuri është thjesht muzikë, mos u drejto nga ndjenjat Kiki”, ka shkruar Seveni.

Postimi u fshi dhe nuk dihet nëse e ka parë Noizy pasi që ai e kishte bllokuar këngëtarin./Prive.al

Artikuj të ngjashëm