Seven Saraqi, ‘në një tjetër nivel’

By

Kohëve të fundit, Seven Saraqi ishte mjaft aktiv me projekte muzikore në mesin e të cilave spikatën duetet me Noizyn.

Pak ditë më parë, Prive ju njoftoi se reperi po punon në një tjetër këngë që po punohet nga Dj ABoom i cili ka realizuar krijimet e fundit muzikore të Rigelsit, i cili edhe ishte i etiketuar në postimet e Sevenit.

Përmes rrjetit social Instagram, Seveni ka ndarë një insert të shkurtër të projektit që do e sjell së shpejti.

‘Po punoj në diçka speciale për ju, një tjetër nivel’ – ka shkruar reperi si përshkrim në foto. Mbetet të shihet se me çfarë do na surprizojë ai! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm