Ndahen çifti i famshëm pas një kohe të gjatë lidhje?

By

Yjet e “Hamilton” Anthony Ramos dhe Jasmine Cephas Jones janë ndarë pas gjashtë vitesh së bashku.

Një burim konfirmoi për Page Six, se fejesa e çiftit kishte “mbaruar më parë”, por nuk specifikoi një afat kohor.

Një burim i brendshëm tha se ftesat e dasmës kishin dalë disa javë më parë.

Dyshja nuk e kanë komentuar ende publikisht ndarjen në mediat sociale.

Ramos dhe Jones, vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram që nga pasditen e së martës. Jones nuk ka postuar foto të saj dhe Ramos së bashku në Instagram kohët e fundit, por e lavdëroi atë në qershor për rolin e tij në “In the Heights”.

Në muajin korrik, Ramos përmes një postimi e uroi të dashurën e tij të atëhershme: “Çdo vit duket se ju sjell më pranë gjërave që doni më shumë, me njerëzit që doni më shumë, me një zemër të mbushur me më shumë dashuri se më parë. Vazhdoni të prekni këtë mbretëreshë tokësore”.

Çifti thuhet se u takuan gjatë provave për “Hamilton” në vitin 2015.

Ramos dhe Jones u fejuan në vitin 2018, dhe fituesja e Emmy-t në Primetime zbuloi përmes një postimi në Instagram, se si i fejuari i saj ia bëri këtë pyetje.

“Në vigjiljen e Krishtlindjeve ju u ulët në një gju dhe më propozuat përpara kështjellës sime të preferuar në Arundel, të cilën e vizitoja gjatë gjithë kohës si fëmijë”, tha Jones në janar 2019”.

“Kurrë nuk do ta harroj këtë udhëtim magjik sa të jem gjallë. Faleminderit të gjithë familjes dhe miqve që fjalë për fjalë sapo na kanë mbushur me kaq shumë dashuri dhe mbështetje”.

Artikuj të ngjashëm