S’është më Big Mama, ajo ka një nofkë të re shumë më atraktive! (FOTO)

By

Me gjithë ata kilogramë që i hoqi dhe në formën që ka ardhur, zor se i përputhet e i shkon për shtati nofka Big Mama.

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm duke hequr nga trupi me dhjetëra kilogramë të tepërt, një proces që mund të cilësohet si tejet i vështirë për këdo që e fillon.

Madje edhe në një intervistë dhënë në TV Klan në emisionin e Pasdites me Rudina Magjistarin, ajo Besiana Kasami rrëfeu këtë eksperiencë, duke e ndarë më publikun çdo detaj.

E tani që pjesa më e madhe e punës është bërë, këngëtares i ka ardhur rendi ta ndërrojë edhe emrin, e të gjejë një që i përputhet.

Dhe për këtë është kujdesur dikush në një pub. Derisa ajo ka kërkuar një tavolinë të rezervuar për ta kaluar natën, Big Mama ka ardhur në festë duke gjetur një tjetër emër në tavolinë.

“Sexy Mama”, është nofka e re që i është vënë, që thënë të drejtën i shkon shumë tani. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm