Pritjes i erdhi fundi, Rihanna lanson këngën e re pas 6 vjetësh (VIDEO)

By

Kënga e re solo e këngëtares Rihanna, e para në gjashtë vjet, e titulluar “Lift Me Up”, është publikuar.

34-vjeçarja nga Barbadosi publikoi këngën si pjesë e filmit “Black Panther – Wakanda Forever”.

Fansat e këngëtares kanë pritur prej shumë kohësh muzikë të re nga këngëtarja, me yllin që në vitin 2018 tha se albumi i saj i ri do publikohej në vitin 2019, diçka që në fakt nuk ndodhi.

Rihanna po ashtu është konfirmuar si performuese në ngjarjen më popullore në SHBA, Super Bowl.

Rihanna pritet ta publikojë albumin e ri para apo pas performancës në Super Bowl Half Time Show. Albumi i saj i fundit isht “Anti”, i publikuar më 2016.

Artikuj të ngjashëm