Nëse e ka menduar se do t’ia hedh paq duke u bërë baba, e ka pasur tërësisht gabim.
Një baba modern duhet të kujdeset për beben e tij paralelisht me nënën dhe fatmirësisht këtë po e bën Bes Kallaku.
Aktori i njohur dhe gruaja e tj, këngëtarja Xhensila Myrtezai, janë bërë me fëmijë dhe sfidat për ta nisën.
Orë të tëra pa gjumë e kujdes maksimal për vogëlushen Ajkën, e Besi po e ndihmon shumë procesin.
Megjithatë, ta vërë në gjumë s’po e ka të lehtë siç tregon edhe një fotografi e tija tejet qesharake e publikuar në Instagram. /Prive.al