Ai e ka bërë të njëjtën gjë për disatën herë me radhë dhe sa herë e bën, duket gjithnjë e më simpatik.
Reperi shqiptar Noizy, i komenton shpesh koleges së tij me famë botërore dhe i jep kritika “të ashpra”.
Si gjithnjë, sa herë Rihanna publikon ndonjë fotografi me veshje jo konvencionale, nuk vonon edhe komenti i Rigels Rajkut në mesin e qindra mijëra komenteve të tjera që i shkojnë në adresë këngëtares.
“Katunare e dreqit”, shkruan Noizy në fotografinë e këngëtares, në të cilën ajo kishte mbathur një palë papuçe stiletos të bardha, të kombinuara me një palë çorape të markës Gucci po ashtu të bardha.
Noizy e ka zakon ta ngacmojë Rihannan me komente, të cilat ajo as që i sheh e i kupton, ngase reperi gjithnjë zgjedh gjuhën shqipe për t’i shkruar. /Prive.al