Sërish fërkime mes Adelinës e Çanit!

By

Një relacion me përplasje në YFSF mes Arian Çanit dhe Adelina Tahirit nuk po ndryshon me gjasë as në fund të spektaklit.

Kur ka mbetur fare pak deri tek përmbyllja, kunjat e Çanit nuk kanë munguar që i ka thënë këngëtares që dikur ka qenë më e bukur.

Me mizën pas veshi me gjasë, Adelina reagoi duke thënë se njeriu rritet dhe ndryshon kurse mbaroi duke folur për ndërhyrje kirurgjikale.

Këtu u ‘solidarizua’ edhe prezantuesja Alketa që tha se e ka ‘lëmuar pak hundën dhe mirë ka bërë dhe si rrjedhojë as Adelinës nuk duhet t’i bëhet vonë për fjalët.

Alketa shpesh ka qenë objekt krahasimi për ndryshim në pamje falë operacionit në hundë. /prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm