Ata u ndanë në nëntorin e kaluar, pra plot një vit nga historia e tyre e dashurisë!
Por duket që këngëtari The Weeknd dhe ish e dashura e tij, modelja Bella Hadid, mund të jenë duke e rikuperuar dashurinë e tyre të vjetër, pasi këngëtari u nda nga Selena Gomez në fund tëkëtij tetori.
27 vjeçari është parë duke dalë nga apartamenti i modeles në New York, në orët e vona të së mërkurës mbrëma dhe ka hyrë në veturën e tij.
Duke tentuar që të fshihej, ai e ka mbajtur telefonin në vesh gjatë gjithë kohës, raporton Daily Mail.
Siç duket as për Weeknd as për Selenën nuk funksionuan gjërat, ngase ata iu kthyen dashurive të vjetra. /Prive.al