Tashmë ka nisur numërimi prapa për koncertin e shumëpritur të reperit të njohur Unikkatil i cili performon më Mitrovicë me datë 27 Korrik.
Qyteti i ndarë i Mitrovicës do të shndërrohet në epiqendër të një manifestimi të madh i cili pashmangshëm do të marrë doza patriotike, falë edhe artistëve si Shkurte Fejza të cilët pritet te performojnë.
Por, ky koncert në qytetin e minatorëve duket të mos iu pëlqejë minoritetit serb.
Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi e billbordit paralajmërues të eventit i cili është fshirë rrugës për Gjilan, konkretisht në Graçanicën e banuar me shumicë serbe.
Sidoqoftë, përkundër këtyre tendencave, asgjë nuk ka venitur interesimin e madh të fansave të reperit të cilët kanë mësyrë pikat e shitjes së biletave për të pasur vendin e tyre në stadium me datë 27 Korrik. /Prive.al