Ditët e fundit kanë qenë të nxehta në rrjete sociale.
Gjithçka nisi nga kërkesa për ta vendosur Kosovën në hartë të Apple dhe vazhdoi me postimet e Dua Lipës, Rita Orës e emrave të tjerë të njohur që shkaktuan zemërim në rrjet në anën e serbëve.
Nacionalistët serbë u shpërfaqën më së miri me racizmin e tyre.
Ata duket të jenë “shfryrë” edhe në profilin e këngëtares Vesa Luma.
Kjo e fundit nga Zelanda e Re ku është zhvendosur për të jetuar ka shfaqur inbox-in e mbushur me komente ofenduese nga serbë.
“Çfarë zgjimi i mëngjesit. Kjo fushata e ktyne. Gjeni një jetë njerëz. Kosova s’ka qenë kurrë e as s’do jetë e juaja” – është shprehur këngëtarja e njohur sipër fotografisë. /prive.al