Sepse gjuha e nënës është gjithmonë e para: Vajza 2 vjeçe e Emina Çunmulajt flet bukur shqip (VIDEO)

By

Është lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një nënë shqiptare e një baba izraelit.

E pavarësisht se u lind në një vend të huaj, duke mos marrë hapat e parë në asnjërin prej vendeve të origjinës së prindërve, ajo po flet bukur shqip.

Emina Çunmulaj e dëshmoi edhe njëherë se gjuha e nënës është gjithmonë ajo që mësohet e para dhe asnjë tjetër s’ia zë vendin e dashurinë. Ella Faria, vajza dy vjeçare e modeles së famshme, që tani ka filluar të numërojë në shqip dhe atë jo vetëm nga 1 deri në 10-të, por i di bukur e rrjedhshëm edhe numrat si 12-të e 15-të. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm