E angazhuar tej mase me projekte të reja që sapo ka nisur t’i publikojë dhe me evente të ndryshme ku ftohet të marrë pjesë, asaj do i duhet ta ngadalësojë ritmin.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka treguar se është sëmurë.
Mjaft aktive në rrejtët sociale, ajo i mbanë të informuar fansat e saj për çdo gjë. Udhëtime, takime, pjesëmarrje në festivale e ceremoni ku ndahen çmimet, që të gjitha i gjen në llogaritë zyrtare të këngëtares, kudo në rrjetet zyrtare.
Tani ajo është e sëmurë dhe këtë e ka treguar sigurisht, përmes profilit të saj në Instagram.
“E sëmurë. Po përpiqem ta bëj veten të ndjehem më mirë”, ka shkruar Rita.
Me siguri, këngëtaren e ka zënë gripi i sezonit, dhe nuk është ndonjë gjë e rëndë. /Prive.al