I kërkoi një takim me të, Bebe Rexha ia publikon bisedat futbollistit të martuar

By

Bebe Rexha e ka ekspozuar një lojtar futbolli të martuar i cili i kërkoi asaj të dilte me të.

Këngëtarja 29-vjeçare tregoi historinë e saj përmes Instagramit ku postoi bisedën me personin e paidentifikuar duke e pyetur atë se kur mund ta shihte.

“A e keni ndonjëherë atë djalin që ju vjen gjithmonë rrotull dhe janë mashtrues që humbasin kohën tuaj”, shkroi Bebe fillimisht.

Në mesazhe, personi në fjalë pyet: “Kur do të të shoh ty mikja ime” me një emoji duke qarë.

Kur Bebe i përgjigjet me performancat e ardhshme televizive, ai vazhdon ta pyesë kur do ta shohë në jetën reale.

“Ju jeni i martuar dhe keni tre fëmijë. Bëhu një model i burrave të mirë dhe luaj sportin tënd, më lerë të qetë”, shkroi tutje këngëtarja.

Edhe pse Bebe nuk e bëri të ditur emrin e personit ajo na la të kuptojmë se vendndodhja e tij ishte në San Jose, Kaliforni.

bebe rexha calls out married football player 014203318

Artikuj të ngjashëm