Blero me tri projekte të reja këtë verë

By

Jo një por tri këngë. Kjo verë që po na pret, do ta sjellë këngëtarin Blerim Muharremi me një numër projektesh.

Para pak ditësh publikoi një projekt me këngëtarin Muharrem Ahmeti, ndërsa tash po sjellë bashkëpunime të tjera.

Përmes profilit të tij në Instagram, Blero ka paralajmëruar se do lansojë tri këngë, që të tria bashkëpunime me emra të rinj.

me 7-të korrik ai ka bërë me dije se do e lansojë një këngë në bashkëpunim me këngëtarin Kolë Oroshi, me 14 një tjetër bashkëpunim me reperin e ri të njohur si Alex, ndërsa për datën 21 bashkëpunimin e ka lënë surprizë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm