Grimerja e famshme kosovare Sellma Kasumovic, ka bërë me dije se ka nxjerrë të trajnuar e të certifikuar nga ajo, edhe 300 kandidatë grimerë.
Kasumovic shkruan në profilin e saj në Instagram, se po ashtu ka ndarë edhe pesë bursa, 2 nga përfituesit e të cilave janë zgjedhur në mënyrë të rëndomtë në Instagram, derisa tri të tjera janë dhënë për persona të prekur nga kanceri.
“Pata nderin që isha instruktore e mbi 300 kandidatëve nga Kosova dhe e gjithë Europa. Sonte u certifikuan mbi 50 kandidatë të cilët ishin pjesë e këtij trajnimi të grimit, ku me këtë rast i falënderoj nga zemra duke u uruar shumë suksese!
Gjatë kësaj kohe ne gjithashtu i kemi ndarë pese bursa: 2 në mënyrë të rëndomtë në instagram, dhe 3 për 3 persona të prekur nga sëmundja e kancerit. Gjatë këtij viti ne poashtu i kemi rritur edhe kapacitetet në mënyrë që t’i përgjigjemi të gjitha kërkesave tuaja për trajnime profesionale”.
Kasumovic e cila tash e sa vjet drejton një biznes shumë të suksesshëm e ka edhe produktet e veta të grimit, ka njoftuar se vendet për të marrë trajnim nga ajo, tashmë janë të zëna deri në muajin shtator të këtij viti.
“Meqë kërkesat për trajnime janë të shumta, kërkojmë mirëkuptimin dhe durimin tuaj pasi që deri me datën 16 shtator 2019 fatkeqësisht nuk kemi vende të lira”.