Selena Gomez si Jennifer Aniston

By

Trendi i modës të viteve ’90 po rikthehet.

Të paktën këtë po e bën Selena Gomez e cila ka rikrijuar një veshje të cilën më parë e kishte veshur Jennifer Aniston.

Gomez është fotografuar nga paparacët derisa po shëtiste me një veshje që na ka bërë të gjithëve të sigurohemi nëse jemi duke parë mirë.

Ajo kishte veshur një palë pantollona të ngjitura me ngjyrë të zezë me një bluzë të bardhë poshtë tyre dhe atlete po ashtu të bardha.

Por, aktorja dhe këngëtarja nuk e rikthey trendin e viteve ’90 vetëm në veshje – njëjtë veproi edhe me aksesorët.

Ajo kishte vendosur edhe një kapele bejsbolli, syze të rrumbullakëta, çantë lëkure derisa floëkt i kishte kapur në dy bishtaleca.

Jennifer Aniston e kishte veshur këtë veshje tashmë ikonike në komedinë romantike “Picture Perfect” në vitin 1997.

Aktorja kishte veshur një bluzë të bardhë, por ndryshe nga Gomez, ajo e kishte kombinuar me një fustan të zit ë shkurtër dhe më këpucë të zeza.

Aktorja e “Friends” njëjtë si Gomez i kishte stiluar flokët në dy bishtaleca, kishte vendosur kapelen e bejsbollit mbrapsht dhe kishte syze të rrumbullakëta.

Aniston  kishte vendosur dëgjueset (ndoshta duke dëgjuar muzikë nga Walkmani i saj) dhe e kishte lidhur xhaketën rreth belit derisa kishte edhe një çantë super të madhe.

Gomez kishte deklaruar në vitin 2009 se ajo inspirohet nga karriera e Aniston, prandaj nuk është surprizë që ajo është inspiruar nga stili i aktores, po ashtu.

Në vitin 2014, Gomez kishte vazhduar ta tregojë dashurinë e saj për Aniston e cila në atë kohë po e promovonte filmin e saj “Cake”.

Pyetja e vetme që mbetet: Kur do të jetë momenti që Selena Gomez do të marrë guximin t’i prejë flokët si Rachel?

Artikuj të ngjashëm