Selena Gomez shtrohet në spital psikiatrik, Justin Bieber shihet me lot në sy

By

Këngëtari i njohur Justin Bieber që dikur ishte në lidhje me aktoren e këngëtaren Selena Gomez, është parë me lot në sy.

The Mirror, gazeta britanike, raporton se kjo ka ndodhur pasi u kuptua se Selena Gomëz ishte shtruar në spital psikiatrik.

Bieber e mori këtë lajm për ish të dashurën e tij, pasi ai u fejua e u martua me modelen amerikane Hailey Baldwin, pak javë pasi u nda me Gomez.

Një burim për revistën E! News ka thënë: “Justin dhe Selena nuk kanë kontakt me njëri tjetrin por me të dëgjuar lajmet për të, Justin u mërzit shumë”.

“Ai ndjen keqardhje për Selenën për të cilën e di se po kalon një periudhë të vështirë. Justin po ashtu ndihet në faj”, ka thënë po i njëjti burim. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm