Dy javë më parë, Selena Gomez i befasoi të gjithë duke ndjekur Bella Hadid në Instagram.
Dhe në rast se nuk jeni në dijeni se pse kjo është kaq e rëndësishme, është sepse Selena për një kohë ia kishte marrë të dashurin modeles Hadid e cila ishte në lidhje të gjatë me këngëtarin The Weeknd.
Bella ende nuk e ndjek Selenën mbrapa, por duket se Selena po vë në përpjekje të miqësohet me supermodelen, sepse dje ajo i pëlqeu një nga postimet e Bella dhe la një koment super të ëmbël, duke shkruar, “Mahnitëse”.
Por këtu puna bëhet pak e çuditshme: Pasi Selena i pëlqeu postimi dhe la komentin, Bella fshiu të gjithë postimin nga Instagrami i saj.
Duket se supermodelja nuk është ende gati të miqësohet me këngëtaren dhe se ende nuk e ka lënë pas të shkuaren.
Burimi: Cosmopolitan.com