Seldi u bezdis nga lajmet që vërshuan pas ndarjes, ironizon me këtë deklaratë

By

Ndarja e tij me Mimoza Shkodrën bëri bujë mediatike në fillim të kësaj jave.

Ishte Seldi Qalliu, këngëtari i njohur shqiptar ai që u dha fund thashethemeve se ai dhe e fejuara e tij Mimoza Shkodra janë ndarë, duke e pranuar publikisht që lidhja ka përfunduar.

Këtë deklaratë ai e dha në spektakli “Dance With Me”, ku po merr pjesë së fundmi derisa Shkodra nga ana e saj ka dhënë vetëm heshtje.

E pasi lajmet vërshuan mediat rozë, Seldi është bezdisur paksa dhe ka shkruar në Instagram një deklaratë ku ironizon.

“Janë disa njerëz specifik në këtë botë, që na duan aq shumë sa i harrojnë hallet e veta dhe merren me hallet tona. Flm që ekzistoni se pa ju do ishin shumë të qetë dhe s’do kishim stres”, ka shkruar Seldi në këtë deklaratë, me të cilën përpiqet të thumbojë dikë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm