Seldi dhe Mimoza ishin një nga çiftet më të komentuara përgjatë gjithë kohës që ishin bashkë dhe dyshja sollën edhe dy bashkëpunime shumë të suksesshme në muzikë. Por në muajt e verës fansat e tyre morën lajmin e keq se çifti që u fejuan në tetor të vitit të kaluar, ishin ndarë.
Ishte Seldi ai që foli i pari mbi ndarjen duke u shprehur se vazhdon të ketë shumë respekt për Mimozën.
Seldi i ftuar në “Thumb” ka zbuluar më shumë mbi ndarjen duke u shprehur:
“Nuk e çuam veten deri në atë pikë që të bëheshim me fëmijë dhe ta linim fëmijën rrugëve”.