Sekuestrohen pasuritë e ish-të fejuarit të prezantueses shqiptare

By

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar konfiskimin e  17 pasurive të Valentin Selaj, i cili dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Valentin Selaj është një emër i njohur, i cili para dy vitesh është arrestuar në Itali si koka e trafikimit të drogës në Itali. Ai njihet edhe si ish i fejuari i Viola Spiros shkruan, Shqiptarja.com, transmeton Prive.al

Ish-i fejuari i bukuroshes shqiptare, kush është koka e trafikut

Në një letër porosi të ardhur nga Holanda thuhet se Valentin Selaj, nga aktivi kriminal dhe trafiku  i kokainës paratë e fituar i ka investuar në Shqipëri në prona e biznese të paluajtshme dhe të luajtshme.

Nisur nga kjo letërporosi, SPAK ka nisur hetimet dhe ka arritur në përfundimin se pasuritë në emër të Valentin Selaj, por dhe familjarëve të tij nuk justifikohen duke u dyshuar si të vënë nga paratë e krimit dhe për këtë ajo ka kërkuar nga GJKKO konfiskimin e tyre.

Selaj, i dyshuar dhe si koka e grupit, trafikonte kokainën nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj. Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.

Ish-i fejuari i bukuroshes shqiptare, kush është koka e trafikut

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal te shtetasit Valentin Vasil Selaj në Holandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal.

Ish-i fejuari i bukuroshes shqiptare, kush është koka e trafikut

Artikuj të ngjashëm