A keni dëgjuar për lojën “escape room?” – Një e tillë tejet interesante së shpejti në Kosovë

By

A  keni dëgjuar ndonjëherë për “escape room”?

Nëse jo, ja një sqarim!

Një “Escape Room” e njohur po ashtu si “escape game” është një aventurë fizike në të cilën lojtarët duhet të zgjidhin një “puzzle” apo mozaik duke përdorur shenjat e dhëna në dhomë. Aty kërkohet strategji dhe mund ta luajë kushdo, madje edhe e tërë familja.

Funksionon kështu:

Ti me miqtë e tu mbylleni në një dhomë dhe duhet ta gjeni mënyrën për të dalë. Ju jepet një mision të cilin duhet ta përfundoni brenda një periudhe të caktuar.

Gjithcka që ju duhet të dilni nga dhoma gjendet brenda dhomës!

Një e tillë do të hapet së shpejti edhe në Kosovë.

“RAZ Escape Room” ju ofron juve dhe shoqërisë tuaj një eksperiencë unike me një qëllim të vetëm, atë të daljes nga dhoma duke zgjidhur një numër të caktuar të enigmave. Loja do të zhvillohet në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ndërsa të gjitha informatat i gjeni në faqen zyrtare të kësaj loje në rrjetin social Facebook.

No photo description available.

Dhomat e ikjes apo “Escape Rooms” janë të njohura në Amerikën Veriore, në Europë dhe Azinë Lindore. Ndërsa për herë të parë këto dhoma janë hapur në Azi për të vazhduar në Hungari dhe Rusi. /Prive.al

Për herë të parë në Kosovë, RAZ Escape Room ju ofron juve dhe shoqërisë tuaj një eksperiencë unike me një qëllim te…

Gepostet von RAZ Escape Room am Mittwoch, 6. Februar 2019

Artikuj të ngjashëm