Koncertet janë ndalur për Kidën si për të gjithë artistët këto kohë mirëpo kjo nuk nënkupton qe njejtë ka ndodhur edhe me punën.
Këngëtarja e njohur i është përkushtuar studios për të sjellë projekte të reja muzikore.
Këtë e ka lënë të kuptohet përmes postimit të fundit ku shprehet: “Ju të gjithë keni kërkuar, unë kam punuar në atë drejtim”.
Duket se Kida shumë shpejt pritet të sjellë projekte të reja muzikore pas një shkëputje prej rreth 5 muajsh nga hiti i fundit “Moti”.
Deri në publikimin e projekteve të reja, kujtojmë se sonte ajo do jetë pjesë e një koncerti nga shtëpia bashkë me Yll Limanin, transmetim i cili mundësohet nga një prej kompanive më të mëdha të telefonisë celulare në Shqipëri. /Prive.al