Aktori i njohur shqiptar ndërron jetë nga koronavirusi

By

Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare. aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili për shkak të Covid-19. Prej disa ditësh ai ka qenë në intubim dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën me koronavirusin, shkruan News 31, transmeton Insajderi.

Një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, Xhelili ka qenë aktor në teatrin “Bylis” për 46 vjet rresht, duke interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si  Fuat Boçi, Luftar Paja apo Hajrie Rond.

Ai e nisi rrugën e artit si aktor amator, teksa punonte si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh, ndërsa pas pune angazhohej në teatër. Interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte, e bënë Fatmirin një figurë të dashur për publikun. Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, pjesën më të madhe të karrierës ai ja kushtoi komedisë.

Artikuj të ngjashëm