Pas një viti shumë të suksesshëm ën karrierën muzikore, reperja Tayna, u bë sërish pjesë e intervistës “60-të sekondëshe” në Prive.
Ndonëse karrierën e nisi duke dhënë po të njëjtën intervistë, ishte koha që të kishim edhe ca përgjigje nga reperja.
E në edicionin e fundit të Prive, ajo është përgjigjur në pyetjet pikante të Prive, e ndër to ishte edhe se cila është mania e saj së fundmi?
“Të krijoj hite”, është përgjigjur Tayna, e cila ka thënë se ndër këngët e saja të preferuara ka Columbiana, Doruntina dhe këtë të fundit, Caliente.
Intervistën e reperes mund ta ndiqni në linkun më poshtë: