Prezantuesja Saranda Hoda – Sasa me vullnetin e saj dhe forcën e madhe na inspiroi të gjithë kur publikisht foli mbi betejën e vështirë me një sëmundje të rrallë të cilën fatmirësisht, falë operimeve të njëpasnjëshme po e mposht me sukses.
Por duket që pavarësisht se në sytë e shumëkujt ajo është një shembull për t’u ndjekur, ka njerëz që tentojnë të denigrojnë imazhin e saj.
Të tillë janë disa që po shpifin se gjoja me paratë e mbledhura për intervenimet, Sasa po blen rroba dhe veturë.
Ndaj këtyre fjalëve, prezantuesja ka vendosur të reagojë përmes një shkrimi, pikat kryesore të të cilit, Prive.al ua sjell më poshtë:
Me vjen keq qe duhet te shprehem ne menyre te vrazhed por mentaliteti i vendit tone eshte i atill qe mendojne qe njeri qe ka kaluar veshtiresi ne jete ,semundje ,si dhe kerkese per ndihme ai njeri duhet te jete gjithmon ne regjim shtrati ,apo i shikuar nga njerezit e tjere me dhimbje dhe keqeardhje…Jo,e keni gabim arsyea pse une kam tejkaluar cdo sfide dhe po vazhdoj me sukses drejt sherimit final eshte pikerisht kjo menyra qe kam zgjedhur per ta luftuar cdo veshtiresi.
Keto foto jane para dy viteve ,nuk po shoh ndonje veshje qe tani nuk e posedoj , kam qene gjithmone adhuruese e modes dhe e te dukurit bukur ,andaj nuk ka te beje aspak dukja ime tani me parate e operacionit.Une do vaZhdoj te vishem te dukem bukur ,te shetise sepse edhe une do jetoje dhe do e gezoj mundesine e dyte qe Zoti me dha per te jetuar. E ju te mjere qe shpreheni ne menyren me te shpifur te mundshme qe Sasa po vishet me pare te operacionit ,po bleje makina e shume budalliqe te tjera uroj qe Zoti te mos ju provoj me semundje sepse jeni prinder vet keni femije dhe pastaj do e kuptoni dhimbjen…
Ps: Sa per dijeni kam filluar edhe punen ne sallon qe te vazhdoj jeten normale,kukuptohet qe kam te ardhura per shpenzime te mija
Do vaHdoje te vishem ,te grimosem ,te dukem bukur dhe seksi sepse : UNE jam me e forte se semundja dhe me e forte se thashethemet e juaja qe i keni ose nga papunesia ose ngaqe nuk jeni te lumtur me jeten e juaj dhe po shikoni timen.