Pak ditë më parë, Sara Hoxha dhe Ledri Vula konfirmuan atë që përflitej e dyshohej tash e një kohë.
Çifti po bëhen prindër të një vajze e cila vjen në jetë për pak muaj.
Lajmi u bë i ditur me pamje nga eventi i zbulimit të gjinisë së bebes që kishte ndodhur në jug të Shqipërisë në fillim të muajit qershor.
E duket se me javët që po kalojnë, përvoja e shtatzënisë për herë të parë po ndahet pak nga pak nga Sara në rrjete sociale.
Ajo është rrëfyer sot se pritja e ëmbël “është shumë emocionuese” shoqëruar me fotografi ku vërehet qartazi barku i rrumbullakosur i muajit të 5-të. /Prive.al