Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.
Ata po presin një vajzë e cila do të vijë së shpejti në jetë.
Sot, Sara pozoi në bikini duke ekspozuar barkun e saj të rrumbullakosur dhe duket kaq bukur.
Në njërën prej fotografive të postuara në Instagram, e dashura e Ledrit ushqen vajzën me një pije freskuese përmes kërthizës, sigurisht me shaka sepse një gjë e tillë nuk ka mundësi të ndodhë.
Megjithatë, ajo po shkëlqen duke iu falënderuar edhe më shumë nurit të shtatzënisë./Prive.al