“Vonë” është kënga e fundit e Samantës bashkë me reperin Elinel, që arriti afër 7 milionë klikime në youtube, duke u bërë kështu njëra ndër këngët e pëlqyera së fundmi.
Pasi shijoi suksesin e saj, këngëtarja ka bërë me dije se e ka gati këngën e re të cilën e ka punuar sërish në Prishtinë, në studion e Cricket.
Ajo postoi një video në Instagram duke kënduar pa zë, në mënyrë që të mos zbulojë shumë nga projekti i ri.
“A me nxjerr? Po – Po”, ka pyetur Samanta të gjithë adhuruesit e saj kështu që hyni në profilin e saj dhe shtyjeni ta publikojë më shpejtë./Prive.al