Ndonëse dikur mikesha shumë të mira, miqësia mes dy këngëtareve, Samanta Karavello dhe Ronela Hajati nuk ekziston më. Kanë kaluar vite që nga prishja e raporteve të tyre dhe deri më tani nuk e dinim arsyen që sollën konfliktin mes dy këngëtareve.
E ftuar në PopCulture, teksa është ndalur në këtë çështje, Samanta ka sqaruar edhe arsyen e konfliktit të tyre duke krahasuar historinë me telenovelë turke.
“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, ka rrëfyer Samanta.
Samanta dhe Ronela i ndërprenë marrëdhëniet e tyre në vitin 2015. /bordo/