Prive Reality, edicioni special për festat e fundvitit (Video)

By

Fundi i dhjetorit mbetet në një ndër periudhat më të dashura për gjithë njerëzit në botë. Transformi i shtëpive e qyteteve në ambiente festive e bëjnë akoma më të ngrohtë atmosferën.

Po përpos kësaj edhe televizionet kanë menynë e tyre të përgatitur mirë për Vitin e Ri.

Nuk do të mungoj as edicioni festiv i emisionit PRIVE i cili vjen në dy formate këtë vit.

Nga ora 20.45 të datës 2 janar do të ndiqni materiale ekskluzive ku do të zgjidhet edhe personazhi i showbizit për vitin 2015 e po ashtu edhe storje me mysafirë të tjerë interesantë.

Ndërkaq nga ora 22.00 PRIVE ndryshon tërësisht formulë. Nën emrin “Prive Reality” yjet e industrisë muzikore si: Dhurata Dora, Enca Haxhia, Zanfina Ismaili, Ermal Fejzullahu, Lumi B e Blero do të jenë të ftuarit e Liberta Spahiut.

Rrëfime që nuk i keni dëgjuar asnjëherë më parë në ekran televiziv, emocione të shumta por edhe momente shumë argëtuese.

Të shtunën në ora 20.45 PRIVE Festive dhe 22:00 Prive Reality.

Artikuj të ngjashëm